SPORT, 19 Qershor 2024, 17:41

Shqipëria mori 1 pikë në ndeshjen me Kroacinë, Sylvinho: 5 minutëshi i fundit do të mbetet në kujtesën e shqiptarëve dhe botës

Shqipëria mori 1 pikë në ndeshjen me Kroacinë, Sylvinho: 5

Një ndeshje që do të mbahet mend në historinë e Europianit. Të tillë e ka cilësuar Sylvinho ndeshjen e sotme të Shqipërisë me Kroacinë, që u mbyll në rezultatin 2-2.

Në një intervistë pak pas barazimit me Kroacinë, trajneri i kuqezinjve, tha se 5 minutëshi I fundit ishte moment historik që vendosi gjithçka.

“Besoj se kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Me gjithë respektin për kundërshtarin, Kroacinë, dua t’i komplimentoj, por ne bëmë shumë në pjesën e parë. Ishim gati të bënim 2-0. Më pas brenda dy minitash morëm dy gola. 5 minutëshi i fundit do të ngelet në memorien e shqiptarëve dhe të të gjithë botës. Ndoshta mund të jetë një nga ndeshjet më të bukura të Europianit, edhe pse ne jemi ambiciozë. Kjo do të jetë ndeshje që do të mbahet mend në histori. Duket një ndeshje e mirë kjo, por edhe me Italinë kemi bërë një ndeshje të mirë.”, tha Sylvinho.