TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ndeshje plot adrenalinë dhe të papritura. Kështu ishte takimi i sotëm i Shqipërisë me Kroacinë, ndërsa ndeshja përfundoi në rezultatin 2-2.
Shqipëria mori një barazim të rëndësishëm në minutën e fundit përballë Kroacisë, me Klaus Gjasulën që shënoi në minutën e fundit për t’i dhënë pikën e parë kuqezinjve në këtë Europian.
Ndonëse kishin shumë mundësi, kombëtarja shqiptare ngriti peshë zemrat e shqiptarëve, të cilët prisnin me ankth fitoren e kuqezinjve.
NDESHJA
Në Hamburg, në një atmosferë fantastike, djemtë e Silvinho zhvilluan një pjesë të parë thuajse perfekte, zbritën në fushë të karikuar duke luftuar fort për çdo top. Në minutën e 11-të, Jasir Asani hodhi në zonë një kros perfekt, aty ku Qazim Laçi me kokë dërgoi topin në rrjetë duke i dhuruar Shqipërisë avantazhin. Një gol që dërgoi në delir të gjithë tifozët kuqezi. Shqipëria nuk u mjaftuan me kaq, por flirtuan me golin e dytë në të paktën dy raste të pastra. Kuqezinjtë krijuan 7 raste, goditën tre herë kuadratin.
Në pjesën e dytë, të besuarit e Dalic përmbysën llogaritë falë Kramaric dhe një autogoli të Gjasulës. Gjithsesi, asgjë nuk kishte mbaruar, pasi goli i Gjasulës vendosi ekuilibrat përfundimtar. Shqipëria merr pikën e parë në grup dhe në ndeshjen e fundit do të përballet me Spanjën.