TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nuk mund të kishte nisje më të bukur të sfidës, me “Legjionarët” e Kombëtares sonë, që kanë arritur të gjejnë avantazhin të parët, përballë Kroacisë.
Një krosim perfekt nga Jasir Asani është devijuar siç duhet nga “fantazisti” i mesfushës, Qazim Laçi, i cili dërgon topin në rrjetën e Livakovic. Rezultati shkon në 0 me 1.
TAKIMI
Shqipëria dhe Kroacinë përballen me njëra tjetrën në Hamburg, në ndeshjen e vlefshme për Europianin. Kuqezinjtë synojnë suksesin, ndaj një skuadre që nuk është përballur asnjëherë në histori ndaj tyre.
Në krahun tjetër, edhe kroatët vijnë në këtë takim të etur për pikë, pasi deri më tani nuk kanë grumbulluar asnjë.
Formacionet zyrtare:
Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimsiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Manaj. Trajner: Sylvinho.
Kroacia: Livakovic, Stanisic, Sutalo, Gvardiol, Perisic, Modric, Brozovic, Kovacic, Majer, Petkovic, Kramaric. Trajner: Zlatko Dalic.