TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Emocione dhe festë. E tillë ka qenë pjesa e parë e ndeshjes përballë Kroacisë, ku skuadra jonë kuqezi ngriti peshë zemrat e shqiptarëve.
Kombëtarja e Shqipërisë ka arritur të gjejë golin në pjesën e parë të sfidës dhe duke ruajtur avantazhin deri në fundin e këtij fraksioni loje, ndaj Kroacisë, duke çuar peshë afro 15 mijë tifozët e pranishëm në “Volksparkstadion” të Hamburgut.
Goli erdhi pas një shpërthimi të anësorit, Jasir Asani, në minutën e 11’-të të sfidës, i cili lëshon një krosim perfekt drejt zonës, aty ku “fantazisti”, Qazim Laçi ishte i pozicionuar siç duhet për ta dërguar sferën me një goditje potente me kokë, në rrejtën e “shtatlartit” Livakovic dhe menjëherë pas golit nisi festa e “kuqezinjve”.
Tashmë e vetmja çka na mbetet është të menaxhojmë rezultatin deri në sekondën e fundit të sfidës, për të siguruar tre pikët e para, në rrugëtimin tonë historik, në Kampionatin Evropian të Gjermanisë, pikë të cilët, mund të na sigurojnë edhe një kualifikimin të mëtejshëm, gjë që nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e futbollit tonë.