SPORT, 19 Qershor 2024, 13:34

Ndeshja me Kroacinë, Silvinjo befason me zgjedhjet, ul edhe Armando Brojën në stol

Ndeshja me Kroacinë, Silvinjo befason me zgjedhjet, ul edhe Armando

Shqipëria do të luajë sot në stadiumin e Hamburgut ndeshjen e dytë të saj në Grupin B të Euro 2024. Një ndeshje vendimtare për kuqezinjtë, të cilët sot do të përballen me Kroacinë dhe çdo hap i gabuar bën thuajse të mbyllur çdo diskutim për kualifikimin e mëtejshëm.

Të dy skuadrat vijnë pas humbjeve në ndeshjet e para me Kroacinë që është mundur 3-0 nga Spanja ndërsa Shqipëria është mundur me shifrat 2-1 nga Italia. Kjo është përballja e parë në arenën ndërkombëtare për këto dy përfaqësueset.

FORMACIONI TITULLAR

SHQIPËRIA: Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Manaj.

Trajner: Silvinjo.