SPORT, 19 Qershor 2024, 17:24

Autori i një goli, Laçi s’e fsheh ambicien: Synojmë vendin e dytë ose të tretë

Autori i një goli, Laçi s’e fsheh ambicien: Synojmë

Lojtari i Shqipërisë, Qazim Laçi dha mendimin e tij pas ndeshjes së barazuar 2-2 me Kroacinë.

Laçi, i cili rezulton të jetë autori i parë i golit në ndeshjen e sotme, duke ngritur në peshë zemrat e tifozëve kuqezi, s’e fshehu ambicien për vendin e dytë ose të tretë.

“Ashtu si shkoi ndeshja me atë gol në fund, ne e meritonim të paktën një pikë. Ishte performancë shumë e mirë. Jam shumë i lumtur për golin, por më shumë rëndësi kanë pikët sepse tani kemi më shumë besim, për ndeshjen me Spanjën që do të jetë shumë e vështirë dhe pse jo më pas të mos tentojmë për vendin e dytë apo të tretë”, -tha autori i golit të parë.