SPORT, 13 Nëntor 2021, 15:14

“Shkoni mer q***ni”: zyrtari i FSHF-së ‘shpërthen’ kundër tifozëve dhe mediave pas 5-0 me Anglinë

“Shkoni mer q***ni”: zyrtari i FSHF-së

Nuk është gjuha që duhet të përdorë një zyrtar i komunikimit me median, që Federata Shqiptare e Futbollit e ka punësuar pikërisht për nivelin e komunikimit. E megjithatë Andi Verçani, ose e ka harruar këtë, ose ka patur motive të tjerë pas shpërthimit në rrjetet sociale kundër tifozëve të irrituar nga turpërimi 5-0 në Angli, apo edhe kundër mediave që nuk kishin fjalë për të shprehur zhgënjimin.


Me një koment fyes në rrjetet sociale Vercani ka sulmuar: “Para një muaji këta ishin heronj për të gjithë shqiptarët dhe të gjithë donin të ishin në ‘AIR Albania’. Sot këta qenkan turpi i kombit. Shkonin mer q***ni.”.

Aspak e bukur për cilindo që ka të mësuar ndonjë normë etike e jo më për atë që duhet ti bëjë PR-in FSHF-së.

“Shkoni mer q***ni”: zyrtari i FSHF-së