TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një pjesë e parë katastrofike bëri që kombëtarja shqiptare të rikthehej shumë vite përpara dhe të pësonte një humbje të thellë, 5-0 në transfertën ndaj Anglisë për kualifikueset e Botërorit "Katar 2022", rezultat që e kishte pësuar edhe në të njëjtin stadium, më 26 prill 1989 për eliminatoret e Botërorit "1990".
Një atmosferë e jashtëzakonshme në “Wembley”, ku të paktën 1/3-a e tifozëve ishin ata kuqezi, megjithatë gjërat në fushë nuk shkuan aspak mirë.
Fillimisht ishte Keidi Bare që “u dorëzua” për shkak të një dëmtimi, ndërsa më pas Maguire shënoi golin e avantazhit për anglezët, pas një gabimi në vendosje të kuqezinjve në goditje standarde.
Makthi nuk kishte fund, pasi në të 15-ën Myrtu Uzuni shpërdoroi një “dhuratë” të anglezëve për të rikthyer baraspeshën, ndërsa dy minuta më vonë Marash Kumbulla la fushën e lojës i dëmtuar, për t’u zëvendësuar nga Dermaku.
Nga ky moment gjithçka shkoi keq e më keq, me kuqezinjtë që nxorën topin plot 5 herë nga rrjeta deri në fundin e pjesës së parë dhe po të mos ishte për mëshirën e “tre luanëve” në 45-minutëshin e dytë, mbrëmja mund të kishte përmasa edhe më dramatike.
Gjithsesi tani nuk ka kohë për të qarë, pasi tri ditë më vonë në “Air Albania” vjen Andorra, në ndeshjen e fundit eliminatore, që duhet fituar patjetër për ta mbyllur edicionin në vendin e tretë, që ishte edhe objektivi primar i kuqezinjve.
Angli-Shqipëri 5:0
Maguire 9′, Kane 18′, 34′, 45’+1, Henderson 28′
GOLAT
9′ - Angli-Shqipëri 1:0 - Na ndëshkon Anglia në rastin e parë të krijuar. Një rreshtim i gabuar gjatë një goditjeje standarde, bëri që Maguire të gjendej i vetëm me Strakoshën dhe gjuajti saktë me kokë, për të dërguar topin në rrjetë.
18' - Angli-Shqipëri 2:0 - Na ndëshkon sërish Anglia. Pas një aksioni të shpejtë, Henderson dërgon një krosim perfekt për Kane, që e ka shumë të lehtë ta shtyjë me kokë topin në rrjetë, shumë pranë portës së Strakoshës.
28' - Angli-Shqipëri 3:0 - Mbrojtja kuqezi është në një kaos të pashembullt dhe lejon Henderson të depërtojë lehtësisht deri para Strakoshës, ku ai e ka të thjeshtë të shënojë golin e 3-0.
34′ Angli-Shqipëri 4:0 – Kthehet në lojë fëmijësh. Gabon fatalisht Barjami dhe më pas Harry Kane e ka të lehtë të shënojë golin e katërt.
45'+1′ Angli-Shqipëri 5:0 - Harry Kane realizon një gol të bukur me gjysmë roveshjatë.








