TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Goditje e dyfishtë për Masimiliano Alegrin te Juventusi. Në sfidën e fushatës kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”, në Amerikën e Jugut, Argjentinë-Uruguaj dy lojtarët e bardhezinjve, Paulo Dibala dhe Rodrigo Bentakur kanë pësuar një dëmtim.
Numri 10 i Juventusit u rikthyer titullar me fanellën e kombëtares “Albiceleste” pas dy vitesh, por për fatin e tij të keq dhe të Juventusit ai u aktivizua vetëm për një pjesë loje.
Ai u zëvendësua nga interisti “Tuku” Hoakin Korrea, sepse sulmuesi i “Zonjës së Vjetër” është dëmtuar në kofshë pas një dyluftimi me kundërshtarin e tij.
Ndërsa Bentakur ka pësuar një dëmtim në gju pas një dyluftimi me Hoakin Korrean. Priten lajme të mëtejshme për gjendjen e dy futbollistëve të rëndësishëm të bardhezinjve, duke parë se pikërisht Juventusi do të sfidojë në fundjavë në shtëpi skuadrën e Lacios.