SPORT, 12 Nëntor 2021, 22:32

Merr fund periudha pa ekip, Arlind Ajeti vazhdon karrierën në Itali

Merr fund periudha pa ekip, Arlind Ajeti vazhdon karrierën në Itali
Arlind Ajeti (në mes)

Arlind Ajeti është pa ekip prej 1 korrikut, datë kur i dha fund aventurës me Reggianën, që nuk siguroi dot qendrimin në Serie B.

Ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptare (20 ndeshje dhe 1 gol me kuqezinjtë) ka të drejtë të firmosë me çdo ekip si lojtar i lirë.

Mediet italiane raportojnë se 28-vjeçari është afër firmës me ekipin e Padovës, që garon në Serie C (ndan vendin e dytë me FeralpiSaro në grupin A).

Dëmtimi i Nahuel Valentinit ka ndikuar që drejtuesit e Padovës të kërkojnë shërbimet e Ajetit. Trivenetogoal shkruan se palët ndodhen në bisedime të avancuara.

Akordi paraprak është arritur dhe së shpejti pritet zyrtarizimi i kalimit të Ajetit te Padova, që do të jetë ekipi i pestë italian për të pas Frosinones, Torinos, Crotones dhe Reggianës.