SPORT, 13 Nëntor 2021, 09:28

Carlo Ancelotti do të kërkojë largimin e Bale që në janar, kjo është arsyeja

Carlo Ancelotti do të kërkojë largimin e Bale që në

Carlo Ancelotti i ka humbur durimi me Gareth Bale.

Sipas asaj që raporton El Nacional, Uellsiani i ka ditët e numëruara te Los Blancos dhe do të largohet që në janar.

Lojtari nuk po luan rregullisht te Real Madridi dhe për më shumë është edhe i lënduar, dhe të gjitha këto po e penalizojnë atë, madje as Ancelotti nuk e do më dhe kërkon ta largojë që në janar.