SPORT, 22 Mars 2023, 20:11

Rrëfimi i Moxhit: “Calciopoli” më bëri të mendoja edhe vetëvrasjen

Rrëfimi i Moxhit: “Calciopoli” më bëri të

Luçiano Moxhi do të prezantohej në një version ndryshe në prononcimin e fundit të dhënë për podkastin e Luka Kasadei “One More Time”, aty ku roli si shefi i Juventusit do të mbartte esencën kryesore të diskutimit.

EKSPERIENCA MES YJESH- “Rastësisht shumë lojtarë, me të cilët kam ndarë fushën kanë marrë pozita të rëndësishme si trajnerë, madje edhe shumë të aftë si Deshamp, Zidan, Konte apo Gasperini. Të gjithë u rritën me mua. Gjatë periudhës kur isha pjesë e Juves pata mundësinë të punoja me tre maestro në pozitën e menaxherit si Lipi, Kapelo dhe Ançeloti. Karlo ishte disi ndryshe nga të tjerët. Qetësia, sjellja prej kavaleri, zotëri i vërtetë. Sigurisht nuk mund ta harroj telefonatën e Berluskonit se donte të shiste Milanin”, pohonte mes emocionesh 85-vjeçari.

 “CALCIOPOLI”- “Aktiviteti im si shef i klubit kishte të bënte me strukturat e brendshme të klubit dhe impakti që shfaqej në fushë. Finalja e Botërorit në 2006-ën solli me vete 6 lojtare bardhezi. Dukej sikur Juvja A me Juven B. Më pas ndodhën përgjimet. Shkova deri në atë pikë sa mendoja gjithçka, madje edhe vetëvrasjen. Kam përjetuar momente shumë të këqija, por besimi më ndihmoi ta kaloj”, përfundoi Moxhi.