SPORT, 13 Shtator 2023, 14:30

Portieri i Kombëtares arrin një rekord personal kundër Sampdorias, Kastrati: Nuk e kisha imagjinuar kurrë

Portieri i Kombëtares arrin një rekord personal kundër

Elhan Kastrati vazhdon të jetë një protagonist me skuadrën e Çitadelas në kampionatin italian. Portieri që ishte së fundmi në grumbullim me Kombëtaren kuqezi, është rikthyer në skuadër dhe ka nisur përgatitjet për ndeshjen e kampionatit ndaj Sampdorias.

Kastrati do të ketë ndeshjen e tij të 100 me fanellën e Çitadelas dhe për herë të parë në karrierën e tij, ai do të arrijë këtë shifër me një skuadër.

100 paraqitjet me fanellën e Çitadelas? Jam krenar dhe shumë i lumtur që kam arritur këtë moment historik, i pari që kam arritur me një klub, do të thotë që Çitadela më ka ofruar mundësinë për të treguar aftësitë e mia në një turne të rëndësishëm.

Tre vjet më parë kur erdha nga Trapani nuk do ta imagjinoja kurrë të arrija në 100 paraqitje, ndër të tjera nuk isha i sigurt as për vendin, të cilin dalëngadalë e fitova në sytë e trajnerit”, shprehet Kastrati për mediat italiane.