SPORT, 26 Nëntor 2024, 15:36

Rikthimi në fushë, Armando Broja për Everton: Ndjenjë e bukur

Rikthimi në fushë, Armando Broja për Everton: Ndjenjë e

Armando Broja luajti dje ndeshjen e parë zyrtare, pas një dëmtimi të gjatë në tendinë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare luajti pjesën e parë me Everton U-21 në transfertën e Uotford U-21.

Broja tregoi për ndjenjë e bukur të rikthimit, ndërsa shtoi se pret të kapë formën për t’u aktivizuar me ekipin e parë.

“Është bukur të kthehesh prap në fushë. Ka kaluar pak që nga dëmtimi im, prandaj është një ndjenjë e bukur të kthehesh, të luash, ta ndjesh lojën, të kthehesh në fushën e blertë dhe të luash me një buzëqeshje në fytyrë.

Me të vërtetë e shijova dhe mezi po pres të vazhdoj dhe me shpresë për t’u kthyer me ekipin e parë”, u shpreh Broja në videon e postuar nga Everton. Kujtojmë se Broja është i huazuar atje deri në fund të sezonit nga ekipi i Çelsit që gëzon të drejtën e kartonit.