
Juventusi është dënuar me heqje të 10 pikëve. Ky është vendimi që ka marrë sot Gjykata Federale e Apelit në Itali.
“E thirrur nga Collegio di Garanzia dello Sport për të rishikuar vlerësimin e saj për sanksionin që do t’i vendoset Juventusit për të ashtuquajturën ‘çështja e fitimeve kapitale’, Gjykata Federale e Apelit ka sanksionuar klubin e Juventusit me dhjetë pikë dënimi në renditje”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Ndërsa, Pavel Nedved, Paolo Garimberti, Assia Grazioli Venier, Caitlin Mary Hughes, Daniela Marilungo, Francesco Roncaglio dhe Enrico Vellano, u liruan nga akuzat.