TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një kufi pagash për të zgjidhur problemet e futbollit dhe për të frenuar humbjet e theksuara nga pandemia. Ky është propozimi i lëshuar nga drejtori dhe legjenda e Bajernit të Mynihut, Oliver Kahn.
“Ne duam një kufi rroge, një shumë 'X' që një klub mund të shpenzojë si dhe një shumë maksimale pagash", nënvizoi ish-portieri gjerman dhe CEO aktual i bavarezëve.
Në intervistën e gjatë të dhënë për "Suddeutsche Zeitung", Kahn nuk e fshehu shqetësimin për valën e re të koronavirusit, që detyroi Gjermaninë të mbyllte stadiumet.
Sipas Kahn, klubet duhet të investojnë maksimumi 60-70% të të ardhurave në paga. Për më tepër, duhet të ketë kufizime të qarta për investitorët se sa mund të investojnë në një klub futbolli dhe sa humbje mund të kompensojnë.