SPORT, 24 Dhjetor 2021, 14:21

Lajme të mira për Pele, legjenda e futbollit botëror lë më në fund spitalin

Lajme të mira për Pele, legjenda e futbollit botëror lë

Lajme të mira vijnë për legjendën e futbollit botëror, Pele.

Braziliani ka lënë më në fund spitalin pas shumë kohësh i shtruar ku u ekzaminua me tumor dhe tashmë do të festojë natën e Krishtlindjes me familjen e tij.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike Pele me anë të një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Instagram” ku shkruan se premtimin për të gjithë sportdashësit e plotësoi duke dalë nga spitali:

“Fotoja e buzëqeshur nuk është më kot. Siç i’u premtova, Krishtlindjen do ta kaloj me familjen time. Unë po kthehem në shtëpi.

Faleminderit për të gjitha mesazhet e mira.”, shkroi Pele.