SPORT, 24 Dhjetor 2021, 11:42

Ançeloti vlerëson maksimalisht bomberin e Realit: Benzema është sulmuesi më i mirë në botë!

Ançeloti vlerëson maksimalisht bomberin e Realit: Benzema

Trajneri i Real Madridid, Karlo Ançeloti, nuk i ka kursyer elozhet për bomberin e skuadrës së tij, Karim Benzema.

Në një intervistë të dhënë për “AS”, trajneri i madrilenëve e ka cilësuar Benzemanë si sulmuesin më të mirë në botë dhe thekson gjithashtu se ai ndihet me fat që e ka atë në skuadër.

“Benzema, sulmuesi më i mirë në botë? Mendoj se po, sepse tani ai i shton futbollit të tij aftësi të mëdha dhe qëndrueshmëri në shënim. Ai ka po aq sa Kristiano Ronaldo apo Haland. Benzema është një lojtar që bën diferencën. Sapo e pamë sërish në ndeshjen kundër Atletik Bilbaos, me dy gola në një kohë shumë të shkurtër. Është në formë spektakolare”, u shpreh Ançeloti për “AS”.

Kujtojmë se Benzema shkëlqeu në ndeshjen e fundit për vitin 2021, duke shënuar dy gola për t’i dhuruar tri pikë Realit. Ai numëron 20 gola në 23 paraqitje deri më tani.