TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kategoria e Parë ka hyrë në fazën e ndeshjeve “play off” dhe “play out”, me gjashtë skuadra që zbresin në fushë në orën 16:00 për të luajtur për objektivat e tyre.
Në “play off”-in për t’u ngjitur në Superiore, Flamurtari do të presë në Vlorë Apoloninë, ndërsa në Berat, Tomori do të ndeshet me Korabin.
Në rast barazimi të 90 minutave, skuadra e renditur më mirë në klasifikim do të kualifikohet në ndeshjen finale, e cila do të zhvillohet më 28 maj në një stadium që do të përcaktohet nga FSHF-ja.
Skuadra që do të arrijë të fitojë finalen do të ndeshet me skuadrën që do të renditet në vendin e tetë në Superiore, në stadiumin e kësaj të fundit.
Sa i përket ndeshjeve “play out”, Lushnja do të ndeshet me Valbonën në “Elbasan Arena”, ndërsa Burreli pret në Rrogozhinë Pogradecin ditën e premte.
Në rast barazimi do të zhvillohet koha shtesë 2 herë nga 15 minuta. Nëse edhe pas kohës shtesë kemi sërish barazim, do të goditen nga 5 penallti. Skuadra që fiton do të jetë pjesë e Kategorisë së Parë edhe në sezonin 2023-2024, ndërsa ajo që humbet, do të luajë në Kategorinë e Dytë edicionin e ardhshëm.
NDESHJET “PLAY OFF” PËR NGJITJEN NË SUPERIORE
FLAMURTARI-APOLONIA (në Vlorë) 16:00
TOMORI-KORABI (në Berat) 16:00
NDESHJET “PLAY OUT” PËR KATEGORINË E PARË
LUSHNJA-VALBONA (në “Elbasan Arena”) 16:00
26 MAJ (TË PREMTEN)
BURRELI-POGRADECI (në Rrogozhinë) 16:00.