SPORT, 20 Dhjetor 2021, 20:02

Juventusi pas gjurmëve të sulmuesit të Realit të Madridit

Juventusi pas gjurmëve të sulmuesit të Realit të Madridit

Reali i Madridit është i gatshëm të shesë Eden Hazard në fund të sezonit.

Në gjurmët e sulmuesit belg janë disa skuadra si Juventusi, Njukasëll dhe Lilë.

Hazard u ble nga Real Madrid rreth 100 milionë euro në verën e vitit 2019 nga Çelsi me shumë pritshmëri, por rezultoi një dështim për spanjollët, pasi dhe dëmtimet nuk e lanë të qetë 30-vjeçarin.

Juventusi ka kërkuar informacione rreth lojtarit dhe nëse kushtet përshtaten nga të dyja palët, transferimi nuk është i pamundur.

Reali ishte i gatshëm ta shiste që në janar, por rastet pozitive në ekipin e parë detyruan Ançelotin të priste deri në fund të sezonit për largimin e Hazardit.