TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ftesa e Hansi Flik kundrejt Mërgim Berishës shkaktoi jo pak zhurmë në mediat gjermane, marrë në konsideratë edhe lënien jashtë të emrave të rëndë si Tomas Myler apo Leroi Sane.
Vetë 24-vjeçari me origjinë shqiptare do të prononcohej si iu plotësua ëndrra e një jetë. Së fundmi raportimet nga Federata Gjermane e Futbollit e bënë akoma më interesante, me indicie kryesore dhënien e numrit 13 në fanellë.
Shifra në fjalë korrespondon me Tomas Mylerin, pasi 33- vjeçari e ka mbartur në Botërorin e 2014 dhe atë të 2022-shit.
Nga krahu tjetër, Flik vendosi që Tomasin ta linte jashtë 2 sfidave të marsit, konkretisht ndaj Perusë dhe Belgjikës, e për pasojë mund të ketë ndikuar edhe në dhënien e së drejtës së djersitjes së numrit 13 një tjetër lojtari, në këtë rast Berishës.
E paqartë është nëse ky skenar merr konotacionin e një kërcënimi për vendin e titullarit apo është zgjedhje rastësore. Mërgimi ka shansin e artë të realizojë debutimin në testet e mësipërme.