SPORT, 23 Mars 2023, 13:03

“Dibala ka humbur 49.5 milionë euro”, flet avokati i argjentinasit: Juventusi na detyrohet 4-5 milionë euro

“Dibala ka humbur 49.5 milionë euro”, flet avokati i

Historia mes Juventusit dhe Dibalës vazhdon ende edhe jashtë fushave të blerta, kësaj radhe në gjykatë. Së fundmi, avokati i sulmuesit argjentinas është marrë në pyetje nga prokuroria sa i përket çështjes “Prisma”.

Luka Ferrari shprehet se humbja që ka pësuar Dibala duke u larguar nga Juventusi është rreth 49.5 milionë euro. Kjo vjen pasi ishte diferenca midis kontratës që ka pasur me Juventusin dhe asaj që ka aktualisht me Romën.

Tani ai kërkon që sulmuesi të dëmshpërblehet nga klubi bardhezi, me këtë të fundit që i detyrohet argjentinasit 4-5 milionë euro.