TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqipëria u mund 1-0 në Poloni, në ndeshjen e parë të kualifikueseve të Euro 2024. Pavarësisht se sfida luhej në Varshavën e largët, tifogrupi i kombëtares “Tifozat Kuqezi” nuk munguan, teksa për sfidën e djeshme kishin shkuar atje rreth 420 anëtarë.
Gjërat nuk kanë shkuar mirë, pasi 4 anëtarë janë arrestuar nga policia. “Tifozat Kuqezi” i bëjnë thirrje institucioneve shqiptare që të bëjnë gjithccka që është e mundur për të liruar tifozët.
“Shkojmë kudo, s’e ndalim hapin.
Mbi 420 antarë morën rrugën drejt Polonisë. Shumë kilometra për të përkrahur dashurinë tonë më të madhe, atë të nënës Shqipëri!
Pasioni ynë tejkalon çdo lodhje, sakrificë, ndërsa e kemi detyrim që të jemi në çdo vend ku është Shqipëria.
TKZ me anë të këtij postimi, kërkon ndërhyrjen e institucioneve tona për lirimin e katër antarëve tanë, të cilët janë arrestuar në ndeshjen Poloni – Shqipëri, duke qenë plotësisht të pafajshëm.
Shihemi në udhëtimet e radhës…”-shkruan tifogrupi.