TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Xhud Belingham pranon se ëndrra e tij më e madhe do të ishte të zëvendësonte një ditë Herri Kejnin si kapiten i Anglisë, por pranon se do të duhet kohë që ambicia e tij të bëhet realitet.
Mesfushori 19-vjeçar i Dortmundit po shkëlqen me fanellën e përfaqësueses dhe pas Botërorit ku tregoi se edhe në këtë moshë mund të jetë një lider, bëri paraqitje bindëse edhe në dy ndeshjet e para kualifikuese të “tre Luanëve”, kundër Italisë dhe Ukrainës.
Kur “Channel 4” i bëri pyetjen mesfushorit pas fitores 2-0 në “Wembley”, Belingham u përgjigj: “Të jesh kapiteni i vendit tënd do të ishte ëndrra më e madhe dhe nderi më i madh në futboll. Por ka një listë të gjatë që unë e respektoj shumë dhe do të pres radhën time. Ndërkohë që jam duke mësuar prej tyre”.