SPORT, 27 Mars 2023, 10:10

Formacioni anti-Poloni/ Silvinjo ideon skemën, ja si pritet të luajnë kuqezinjtë

Formacioni anti-Poloni/ Silvinjo ideon skemën, ja si pritet të

Kombëtarja shqiptare zhvilloi dje seancën e fundit stërvitore zyrtare para ndeshjes me Poloninë, e zhvilluar në stadiumin “Naradovi” të Varshavës, ku do të luhet edhe ndeshja sot.

Në këtë takim, kuqezinjtë pritet që të luajnë me një skemë ndryshe nga 3-5-2-shi i Edi Rejës, teksa rreshtimi i ri do të jetë 4-3-3.

Në lidhje me titullarët, në portë i avantazhuar është Tomas Strakosha, kjo edhe për faktin se ai luan mirë topin poshtë dhe kjo është edhe një preferencë e trajnerit Silvinjo.

Në mbrojtje dilema e vetme është Mihaj apo Veseli, që njëri prej tyre do të shoqërojë Marash Kumbullën, ndërsa në krahë do të vendosen Ivan Balliu dhe Elseid Hysaj.

Formacioni anti-Poloni/ Silvinjo ideon skemën, ja si pritet të

Në qendër të mesfushës do të vendoset Ylber Ramadani, ndërkohë përkrah tij Qazim Laçi dhe një mes Kristjan Asllanit dhe Amir Abrashit, i cili ka lënë pas gjendjen gripale.

Përpara Silvinjo pritet që t’i besojë nga minuta e parë Jasir Asanit në krahun e djathtë. Në qendër Sokol Cikalleshi dhe në krahun e majtë Myrto Uzuni, i cili ka lënë pas shqetësimet.

POLONIA Ndryshe nga ndeshja me Çekinë, trajneri Santos nuk ka të gatshëm mbrojtësin e djathtë Kesh, i cili u dëmtua dhe në vendin e tij pritet të luajë mbrojtësi i Romës, Nikola Zalevski.

Ndërkohë, në mesfushë mund të tërhiqet Zielinski, i cili me Çekinë luajti përpara me Levandovskin, teksa sulmuesin e Barçës do ta shoqërojë Damian Zimanski, që shënoi edhe golin e vetëm në Pragë.

Ndërkohë, me tërheqjen e Zielinskit, jashtë mbetet Karbovnik. Në portë është konfirmuar Shezni i Juventusit. Sa i përket mbrojtjes, trajneri portugez do të hedhë nga minuta e parë Frankovskin, Bednarek, Kivior të Arsenalit dhe Zalevskin.

Formacioni anti-Poloni/ Silvinjo ideon skemën, ja si pritet të