TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Rama harron se ka punë tjetër për të bërë ose më mirë nuk di që ka punë tjetër për të bërë.
“Qeverisje është si të bësh njerëzit të kenë më shumë të ardhura, si të ulësh papunësinë, të ulësh varfërinë, të stimulosh investime duke qenë konkurrues, të rrisësh konsumin, të shkollosh më mirë fëmijët, të sigurosh rend e shërbim shëndetësor.
Suksesin më të madh si Qeverisës ke lidhjet me krimin e kriminelë të të gjitha llojeve”, shkruan mes të tjerash Spahiu.
Postimi i plotë i Përparim Spahiut:
Kryeministër karagjoz..!!!
Ngeli rrugëve, a thua se është kryetari i bashkive.
Harron që ka punë tjetër për të bërë ose me mire nuk di që ka punë tjetër për të bërë.
Qeverisja nuk është lyerje, trotuare, fasada, dritare, kanale, mbjellje pemësh, ujra të zeza a të bardha.
Qeverisje është si të bësh njerzit të kenë më shumë të ardhura, si të ulësh papunësinë, të ulësh varfërinë, të stimulosh investime duke qenë konkurues, të rrisësh konsumin, të shkollosh më mirë fëmijët, të sigurosh rend e shërbim shëndetësor.
Suksesin më të madh si Qeverisës ke lidhjet me krimin e kriminelë të të gjitha llojeve.
Turp i madh!