AKTUALITET, 2 Shtator 2019, 12:58

Uanda u ‘arratis’ në mes të emisionit për të, Ikardi sot firmos me PSG

Uanda u ‘arratis’ në mes të emisionit për të,

Mauro Ikardi duket se është bindur për t’u larguar jashtë Italisë. Sulmuesi edhe pse rezistoi deri në orët e fundit të merkatos, duke pritur një sinjal nga Juventusi, pasi dëshira e tij ishte të mbetej në Itali, i vënë me shpatulla pas muri nga Interi ka pranuar ofertën e PSG.

Argjentinasi fillimisht do të rinovojë me Interin dhe më pas do të huazohet te parisienët. Sipas mediave franceze sulmuesi pritet të mbërrijë pasditen e sotme në orën 17:00 në Paris për të kryer vizitat mjekësore dhe për të nisur aventurën e re.

Ndërkohë për të konfirmuar lëvizjet e fundit, edhe agjentja e njëkohësisht bashkëshortja e Mauro Ikardit, Uanda Nara në mbrëmjen e djeshme braktisi studion e emisionit ‘Tiki Taka’, aty ku është e ftuar çdo të diel, për arsye se kishte një angazhim në lidhje me punën. Kështu, merr zgjidhje e ardhmja e Ikardit, teksa i fituar duket se ka dalë drejtori Marota pasi e largoi sulmuesin jashtë Serisë A duke mos përforcuar asnjë rival direkt si Juventusi apo Napoli.