AKTUALITET, 2 Shtator 2019, 14:02

Vrau babain me sëpatë, më pas ia mbathi, ja ku u arrestua Arjan Shahaj

Vrau babain me sëpatë, më pas ia mbathi, ja ku u arrestua Arjan


Arrestohet Arjan Shahaj, 35 vjeç, djali që akuzohet se vrau babain me sëpatë në fshatin Shalë në Memaliaj.

Ai u kap teksa po largohej nga fshati Levan në Tepelenë. Shahaj po hipte në një furgon për t’u larguar në momentin kur 7 policë, e kanë zbuluar. I riu ka bërë rezistencë dhe ka kundërshtuar policët gjatë arrestimit.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Memaliaj, ku Arjan Shahaj vrau me sëpatë pas një sherri verbal, babain e tij 77-vjeçar Ilijaz Shahaj.

Babë e bir ishin duke përpunuar bimë medicinale, në momentin kur janë konfliktuar. Pas vrasjes, i riu u largua deri në arrestim. Shahaj, i dënuar me 8 vite burg për plagosje.

NJOFTIMI I POLICISË

Si rezultat i veprimeve të shpejta, marrjes së informacionit dhe bashkëpunimit me DVP Fier, më Levan të Fierit, u bë e mundur kapja e autorit të vrasjes së shtetasit I. Sh., 77 vjeç, banues në fshatin Shalës, Memaliaj.

Policia e Fierit pas marrjes së informacionit se autori i vrasjes, shtetasi Arjan Shaha, 35 vjeç, djali i viktimës, po lëvizte me një fugon në drejtim të Tiranës, ka ndërhyrë menjëhërë duke ndaluar mjetin dhe duke arrestuar autorin e vrasjes, i cili do të transportohet në Gjirokastër për veprime të mëtejshme.