TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arjan Shahaj, 35-vjeç goditi me sëpatë të atin, duke e lënë të vdekur në vend. Krimi i rëndë ndodhi në fshatin e largët të Shalës, në Memaliaj, ku babë e bir kishin dalë për dushk në pyll. Ende nuk dihen rrethanat e shkaqet e ngjarjes tronditëse, pasi autori i krimit u arratis dhe policia po e kërkon në një terren të vështirë.
Sakaq, policia tha se autori është një person me probleme të shëndetit mendor. Po kështu është një person me precedentë të theksuar kriminalë.
Arjan Shahaj ka qenë i dënuar me 12 vjet burg, pasi kishte tentuar të vrasë bashkëfshatarin e tij në vitin 1998. Ai ka bërë disa vite burg, por jo 12 vite, sa ishte dënuar asokohe. Po kështu mësohet pasi ka dalë nga burgu ai ka tentuar të vrasë edhe nënën e tij.
Informacion paraprak i policisë për krimin e sotëm:
Në fshatin Shalës, Bashkia Memaliaj, shtetasi A.Sh. 35 vjeç (me probleme të shëndetit mendor) ka goditur me mjete të forta babain e tij, shtetasin I. Sh., 77 vjeç, duke i shkaktuar vdekjen.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër ka ngritur disa grupe kontrolli dhe po behet krehja e zonës për gjetjen dhe kapjen e autorit.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.