AKTUALITET, 2 Shtator 2019, 13:25

Vllaznia mbyll merkaton me mbrojtësin e Kombëtares së Ugandës

Vllaznia mbyll merkaton me mbrojtësin e Kombëtares së

Vllaznia ka mbyllur marrëveshjen me mbrojtësin e majtë Godfrej Valusimbi. Me 30-vjeçarin, i cili është pjesë edhe e Kombëtares së Ugandës është firmosur një kontratë njëvjeçare. Futbollisti pritet të mbërrijë në Shkodër gjatë kësaj jave, sapo të pajiset me vizën hyrëse, për t’u vënë më pas në dispozicion të trajnerit Mirsad Jonuz.

Godfrej cilësohet si një element i rëndësishëm duke marrë parasysh edhe përvojën e tij. Ndërkohë, me afrimin e mbrojtësit është mbyllur edhe merkato e verës në klubin kuqeblu dhe tashmë skuadrës dhe trajnerit i mbetet të punojnë dhe të marrin rezultatet në fushë.

Njoftimi i klubit të Vllaznisë:

Ashtu siç ishte premtuar nga pjestarët e stafit teknik, KF Vllaznia ka bërë realitet edhe marrjen e një tjetër lojtari. Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë ëalusimbi Godfrey. Me këtë futbollist është firmosur një kontratë njëvjeçare dhe ai pritet të mbërrijë në Shkodër brenda kësaj jave, sapo të paiset me vizën hyrëse në Shqipëri.

Ndërkohë, Godfrey është federuar brenda afateve të mbylljes së merkatos dhe tashmë edhe zyrtarisht është pjesë e Vllaznisë. 30 vjeçari ka një karrierë të gjatë e të suksesshme dhe prej 10 vitesh është pjesë e kombëtares së Ugandës me të cilën ka luajtur 93 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola. Me përvojën e tij, Godfrey pritet të jetë një element i rëndësishëm për ekipin e Vllaznisë në repartin e mbrojtjes.