AKTUALITET, 2 Shtator 2019, 15:28

Gjendet i vdekur në banesë Uliks Gjenerali, vëllai i vrasësit të Naim Zyberit

Gjendet i vdekur në banesë Uliks Gjenerali, vëllai i


Gjendet i vdekur në banesën e tij në Lukovë, në rrethana enigmatike Uliks Gjenerali, 40 vjeç.

Ai u gjet nga djali i tij i mitur. Policia e Sarandës është në vendngjarje.

Pritet autopsia në spitalin e Sarandës. Uliks Gjenerali është vëllai i Gert Gjeneralit, i cili dyshohet si autor i vrasjes së Naim Zyberit.

U lirua në shkurt të këtij pas 19 vitesh burgim.

Uliks dhe Gert Gjenerali janë fëmijët e kampionit të mundjes, Stefan Gjenerali.