SPORT, 13 Prill 2020, 14:01

VIDEO/ Skuadra e Tiranës del në stërvitje, policia i nxjerr nga stadiumi

VIDEO/ Skuadra e Tiranës del në stërvitje, policia i nxjerr nga


Koronavirusi si shumë shtete të tjera, ka pushtuar edhe vendin tonë, ku numërohen raste të shumta të prekurish dhe viktimash.

Pikërisht për këtë arsye, Qeveria ka urdhëruar të gjithë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të shmangin grumbullimet.

Megjithatë këtë rregull nuk e ka zbatuar klubi i Tiranës. Këta të fundit prej bënin stërvitje këto ditë në stadiumin “Selman Stërmasi”, sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Ditën e sotme policia ka vendosur të ndërhyjë dhe t’i largojë ata nga fusha, duke iu komunikuar se kjo është e ndaluar rreptësishtë në këtë kohë, kur i gjithë vendi po përballet me një situatë shumë të vështirë për shkak të Koronavirusit.

Është e ndaluar që të qëndrojnë bashkë një grup prej 2 personash, jo më një skuadër futbolli dhe për këtë arsye tashmë pritet të përballet me sanksione.