TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-futbollisti i njohur italian, Xhanluka Viali, është shëruar nga kanceri në pankreas.
Ish-fituesi i Ligës së Kampioneve me Juventusin në vitin 1996 vuante prej mëse dy vitesh nga kjo sëmundje e rëndë, ndërsa ditën e sotme ka marrë lajmin e mirë pas analizave mjekësore se nuk ka asnjë shenjë të masës kancerogjene në pankreas.
Në vitin 2018, Viali deklaroi se kishte fituar betejën me sëmundjen e rëndë, por një vit më pas pranoi se sëmundja ishte aktiviuar sërish.
55-vjeçari iu nënshtrua kimioterapisë intensive duke arritur të fitojë dhe të kthejë shëndetin në normalitet.
Gjatë karrierës, Viali shkëlqeu si sulmues i Sampdorias, Juventusit dhe Chelseat duke fituar 2 kampionate italiane, 1 Ligë të Kampioneve, 1 FA Cup.
Në fund të viteve ’80 dhe në fillim të viteve ’90, Viali luajti dhe me Kombëtaren e Italisë duke përfaqësuar “të kaltrit” në EURO 1988 dhe Kampionatin Botëror të vitit 1990.