TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Futbolli botëror është tronditur nga vrasja e një lojtari në Ekuador. Edwin Spinoza u ekzekutua me shumë plumba në shtëpinë e tij në qytetin Guayaquil, ndërsa nuk dihen arsyet e atentatit.
Ishte tepër i ri dhe karrierën e kishte përpara. Ndoshta do të realizonte ndonjë kalim në futbollin e madh të Europës, por nuk qe e thënë që kjo të ndodhte për 20-vjeçarin Spinoza.
Ishte vetë klubi i tij, Guayaquil, që njoftoi zyrtarisht në rrjetet sociale lajmin tragjik, duke sqaruar se mesfushori ishte një lojtar shumë i mirë dhe një djalë model, i respektuar dhe i edukuar.
Ngjarja, sipas mediave ekuadoriane, ndodhi në shtëpinë e tij në lagjen popullore, Isla Trinitaria, ku futbollisti ishte i izoluar në kushte karantine për shkak të koronavirusit, ashtu si të gjithë lojtarët e tjerë në vend.
Policia njofton se ka marrë kontakt me familjen e të ndjerit për të mësuar më shumë për rrethanat e vrasjes. Gjithsesi, një version është që autorët e krimit duhet ta kenë ngatërruar Spinozën me dikë tjetër, ndërsa e kanë qëlluar me shumë plumba.
Guayaquil është qyteti më i prekur i Ekuadorit nga koronavirusi dhe gjendja është e vështirë për shkak problemeve në sistemin shëndetësor.
Një vit më parë, vendi i Amerikës Latine u trondit nga një tjetër vrasje, pasi iu bë atentat Hozë Kinjonezit të Independiente Juniors.
