SPORT, 10 Prill 2020, 19:24

“Janë më shumë të vdekur nga sa thuhet”, ish-trajneri i Italisë del kundër sistemit

“Janë më shumë të vdekur nga sa thuhet”,


Cesare Prandelli, ish-trajneri i Italisë, ka përdorur fjalë të forta dhe ka ngritur akuza në këtë situatë kaotike të koronavirusit dhe numrit të madh të vdekjeve që ka shkaktuar në Itali.

“Mendoj se nuk janë shënuar të gjithë personat që kanë vdekur. Besoj se kemi një numër më të lartë. Nëse nuk kujtojmë atë që po kalojmë në këtë moment dhe të marrim masa për të ardhmen, atëherë meritojmë të zhdukemi fare…”

“Mendimet shkojnë për të ardhmen, si do të jetë për ne dhe fëmijët tanë. Gjëja më e dukshme është që nuk ka smog, deti është i pastër. Ndoshta është një mesazh nga natyra, për ta rinisur nga kjo bazë. Duhen investime të goditura. Futbolli duhet të rinisë kur të jetë I sigurt 100% dhe jo kur ekziston ende frika”