AKTUALITET, 30 Janar 2019, 19:24

Skandali me përgjimet për blerjen e votave, reagon Paloka: “Kazani” e plasi bombën e radhës

Skandali me përgjimet për blerjen e votave, reagon Paloka:

Pas denoncimit të bërë nga "Zëri i Amerikës" lidhur me përgjimet që zbulojnë përfshirjen e bandave kriminale në blerjen e votave në Durrës dhe në rrethe të tjera të vendit, ka reaguar edhe Partia Demokratike.

Deputeti i kësaj partie, Edi Paloka me anë të një postimi në facebook shkruan se “Kazani” e plasi bombën e radhës.

Sipas tij, qeveria e Ramës është ilegjitime dhe se ka ardhur koha që shqiptarët t’i dëgjojnë edhe njëherë të vërtetat si dikur nga Zëri i Amerikës.

Statusi i plotë i Palokës:

“Kazani” e plasi dhe bomben e rradhes. 

Qeveria Rama eshte ilegjitime.

Erdhi koha dhe nje here si nje here qe shqiptaret ti degjojne te vertetat nga ZERI I AMERIKES