TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade e ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço në Ora News, tha se mundësitë e Edi Ramës për drejtimin e vendit janë tejet të kufizuara.
Dade theksoi se Rama nuk mund të flasë në emër të popullit shqiptar, pasi sipas saj në emër të popullit flet presidenti dhe kjo tregon se mundësitë e Ramës për të qeverisur vendin janë të kufizuara.
Më tej Dade u shpreh se kur ka qenë me Ramën në parti ka pasur vështirësi të jashtëzakonshme për të bashkëpunuar me të.
Dade tregon se ka refuzuar të jetë pjesë e kryesisë për faktin se nuk ka qenë asnjëherë dakord me Ramën për mënyrën se si drejton partinë sot vendin.
Pjesë nga debati:
Sonila Meço: Po t’ju kishte thirrur Rama për postin e ministres së jashtme do e kishit pranuar
Dade: Unë me zotin Rama edhe kur kam qenë në parti kam pasur vështirësi të jashtëzakonshme për të bashkëpunuar me të. Fakti që unë refuzova të jem pjesë e kryesisë, është fakti që nuk kam qenë asnjëherë dakord me atë si drejton partinë dhe drejton sot vendin. Të gjitha mendësitë e tij janë transferuar në drejtimin e qeverisë dhe të vendit.
Nuk jam dakord me atë që i dërgoi zt.Rama të vetëshpallurit President të Venezuelës në emër të popullit shqiptar. Kryeministrit nuk mund të shkruaj në emër të popullit shqiptarë sepse në emër të popullit shqiptar flet Presidenti. Kjo tregon se mendësitë e zotit Rama për drejtimin e vendit janë tejet të kufizuara. Neritani e tha me elegancë se drejton si artistë. Ka pasur artistë që kur hyjnë në politikë flasin si politikanë.