AKTUALITET, 30 Janar 2019, 19:16

Vasili sulmon ministren e Arsimit pas largimit nga Komisioni: Jepi fort kakarisjes, ti pula qorre me gjelin budalla në krye

Vasili sulmon ministren e Arsimit pas largimit nga Komisioni: Jepi fort

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka sulmuar ministren e Arsimit, Besa Shahini, për largimin nga komisioni parlamentar i medias për shkak të axhendës qeveritare.

Vasili e quan ministren një “pulë qorre”. Në një shënim të shkurtër në Facebook të titulluar “Pula ministre dhe gjeli budalla kryeministër”, Vasili shkruan: “Kjo pula ministre e arsimit ngaterron furrikun e qeverise se Edi Rames me Parlamentin dhe ngrihet e iken, i shkruan edhe letra psikopatike parlamentit. Pune te mbare pula qorre ne krye te arsimit te Shqiperise, jepi fort kakarisjes, por shpresa qe te besh ti vete ndonje veze eshte ZERO”.

“Kur te mesosh se cfare eshte Parlamenti do na kesh lene shendene me kohe, ti pula qorre me gjithe gjelin budalla ne krye te qeverise. Dhe atehere te gjithe do gajasen e do thone na ishte nje here edhe nje pule… ministre…”, shton më tej kreu i deputetëve të LSI-së.