TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tjetër rekord për merkaton e futbollit dhe për kënaqësinë e të gjithë tifozëve që e ndjekin me pasion atë. Në vitin 2018 janë regjistruar plot 16533 transferime me një vlerë totale prej 7 miliardë dollarësh.
Një shifër e përbindshme që shënon një rekord të ri krahasuar me një vit më parë, teksa rritja është me 10%. Këto të dhëna dalin nga FIFA, që ka publikuar edicionin e ri të Global Transfer Market Report, që ka shpjeguar dhe sesi janë spostuar 14186 lojtarët të 175 kombësive.
Në veçanti, 31 klube kanë shpenzuar më shumë se 50 milionë dollarë sezoni, por së bashku kanë arritur gjysmën e totalit prej 7,03 miliardë dollarësh. 78,2% e shpenzimeve globale kanë qarkulluar vetëm mes shteteve që që përbëjnë UEFA-n. Një rritje të madhe ka pësuar dhe Arabia Saudite, që është ngjitur në vendin e gjashtë me një shpezim total prej 173.9 milionë dollarësh në vitin 2018.
Numra interesantë dhe sa i takon futbollit femëror me një total prej 696 transferimesh mes 74 klubesh nga 72 vende të ndryshme. Në total, për futbollin femëror, janë shpenzuar gati 600 milionë dollarë.