TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Trump i ka cilësuar agjencitë e inteligjencës amerikane si “naive” dhe “të gabuara” ndaj Iranit, pasi vlerësimi vjetor i tyre ndaj kërcënimeve kundërshtoi qëndrimin e tij të ashpër duke minimizuar kërcënimin bërthamor të Teheranit. “Njerëzit e agjensive të inteligjencës duket se janë jashtëzakonisht pasive dhe naive kur janë fjala për rreziqet e Iranit”, tha Trump përmes një postimi në Tweet të mërkurën.
“Ata janë të gabuar! Ata po testojnë Raketat (javën e kaluar) dhe më shumë, dhe po vijnë shumë afër. Kini kujdes Iranin. Ndoshta Inteligjenca duhet të kthehet në shkollë”, u shpreh ai.
Sanksionet agresive të Trumpit kundër Iranit kanë shtrënguar ekonominë e Republikës Islamike, por paralajmërimet e presidentit për “rreziqet e Iranit” nuk ndahen nga agjencitë e inteligjencës të SHBA.
Drejtori i Inteligjencës Kombëtare Dan Coats paraqiti Komitetin e Senatit të Inteligjencës të martën vlerësimin vjetor të agjencive “Vlerësimi i kërcënimeve në mbarë botën”. Në të, shefi spiun paralajmëroi për kërcënimet kibernetike nga Rusia dhe Kina dhe kërcënimet bërthamore nga Koreja e Veriut, por hoqi dorë nga rreziku i një Irani bërthamor.