AKTUALITET, 4 Shtator 2019, 14:48

Shqipëria do të vihet përballë Francës, ja kush do të gjykojë ndeshjen e kuqezinjve

Shqipëria do të vihet përballë Francës, ja kush do

Shqipëria do të luajë, të shtunën në orën 20:45, ndeshjen më të vështirë të eliminatoreve të “Europianit 2020”, ndaj Francës në “Stad de France”.

Ndeshja e kuqezinjve me “gjelat” do t’i besohet arbitrit spanjoll Hezus Manzano, i cili do të ndihmohet nga anësorët, Diego Barbero Sevija dhe Angel Nevado Rodrigez.

Ndërsa i katërt do të jetë Hose Maria Sançez. Mezeckis Janis do të jetë delegati i sfidës, i cili është me origjinë nga Letonia.

Manzano është 35 vjeç dhe është gjyqtar i FIFA-s që në vitin 2014, ndërsa debutimin në ligën e parë e ka bërë në vitin 2012.

Ndeshja e fundit që ai ka arbitruar ishte ajo mes Vijarealit dhe Realit, të dielën e 1 shtatorit për kampionatin spanjoll.