TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Franca nuk është Moldavia dhe natyrisht që tekniku Edy Reja e ka të qartë ashtu si lojtarët, por potenciali i kampionëve të botës nuk do ta bëjë italianin të ndryshojë reshtim taktik, por vetëm modifikime në emra, që gjithësesi nuk duhet të jenë shumë. 73-vjecari ka ndërmend një skuadër në ekuilibër, më shumë fizike, për të limituar sa më shumë kualitetin e lartë francez.
Thomas Strakosha do të marrë vendin e tij në kuadratin e portës, pasi ka kaluar problemet fizike që e mbajtën jashtë në qershor. Në mbrojtje kthehet Gjimshiti, për të kompletuar linjën treshe ku Reja zgjedh opsionin besueshmëri me lojtarë që njohin mirë njëri tjetrin: e kështu hapësirë për Mavraj e Ismajlin. Për krahët e mesfushës asnjë dyshim: Lenjani e Hysaj janë idealë në konceptin e teknikut për të bërë mbrojtësit e shtuar, në tentativë të për të bllokuar ata si Griezmann, Coman apo Lemar që vijnë nga ato anë.
Në treshen e qendrës do të ketë detyrimisht ndryshim, për tërheqjen e Bashës nga kombëtarja. Reja nuk mund të privohet nga Xhaka e Abrashi, dy vrapues të palodhur, por ka dilemën nëse do ti shtojë fizicitet me Gjasulën e Qosen, apo të kërkojë këmbë të mira para mbrojtjes me Ramadanin. Për sulmin alternimi mes një qendre dhe një sulmuesi të dytë, duket opsioni i preferuar për teknikun. Balaj është favorit ndaj Cikalleshit, ndërsa Uzuni mendohet të jetë partner i shkodranit, me idenë që ndoshta mund të vendosë më në vështirësi shtatlartët e prapavijës franceze.