AKTUALITET, 4 Shtator 2019, 13:03

Ishte arratisur nga burgu, kapet në mes të Athinës shqiptari


Një shqiptar identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, është arrestuar në Greqi pas arratisjes nga burgu i Tirintha.

Sipas raportimeve të para nga mediat greke, shqiptari 27-vjeçar është arrestuar në qendër të Athinës.

Kujtojmë se i riu u arratis nga burgu më 28 Gusht këtë vit, ndërsa Policia fqinje bën me dije se gjatë arrestimit sot, iu gjetën sende të vjedhura.