TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbërritja në Shqipëri e drejtorit të DASH për Europën Jugore, shikohet si një mundësi për nxitjen e zgjidhjes së krizës politike në vend. David Kostelancik do të takohet sot me Lulzim Bashën, Monika Kryemadhin, Gramoz Ruçin dhe kryeministrin Edi Rama.
Drejtori i DASH do të takojë në orën 14:00 kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Në orën 15:30 Kostelancik do të takojë Monika Kryemadhin dhe më pas edhe kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Takimi i fundit i David Kostelancik, do të jetë me kryeministrin Edi Rama. Në orën 17:00 Rama dhe Kostelancik do të zhvillojë një bashkëbisedim në kryeministri.