AKTUALITET, 4 Shtator 2019, 14:38

Në kërkim për trafik droge në Itali, pranga 56-vjeçarit nga Fieri

Në kërkim për trafik droge në Itali, pranga

Një 56-vjeçar, i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, është arrestuar ne Fier.

Burime zyrtare nga policia bene me dije se shtetasi me inicialet A.D, akuzohet për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, ndërsa u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Gjykata e Milanos në Itali me vendimin e datës 17.09.2007 ka lëshuar urdhër “Arrest me burg” për kryerjen e veprës penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal Italian. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.