TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar për herë të parë, nëse do shkojë në Parlament për të dëshmuar para Komisionit Hetimor, i ngritur për shkarkimin e tij.
Në një status në rrjetet sociale, Meta thotë se mezi pret të kthehet te parlamenti.
Në datën 6 shtator Komisioni Hetimor ka thërritur Presidentin për të dëshmuar, në lidhje me shkeljen e Kushtetues, pasi nxorri dekret për anulimin për zgjedhjet e 30 qershorit.
Reagim i Presidentit Ilir Meta:
Të dashur miqtë e mi gazetarë,
Më “çmendët” me sms tuaja, si asnjëherë tjetër!
Po ç’është kjo pyetje kaq absurde që më bëni të gjithë: A do shkoj tek Parlamenti?!
Së pari, Presidentit si Kryetar i Shtetit, i takon të jetë shembull i bashkëpunimit institucional. Dhe besoj se në këto dy vite kam bërë gjithçka për vendosur këtë bashkëpunim, në respekt të plotë të Kushtetutës, shtetit ligjor dhe interesit publik.
Së dyti, unë mezi pres të kthehem tek Parlamenti.