TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është përballur me protestuesit gjatë tubimit të sotëm në Tiranë.
Balla ndodhej në një prej lokaleve pranë stadiumit “Air Albania”, ku u pikas nga protestuesit. Pas kësaj, disa prej tyre nisën të thërrisnin në kor: “O hajdut, o hajdut...”.
Në këtë moment, Balla bëri sikur po fliste në telefon dhe u largua menjëherë brenda lokalit.
Një prej studenteve që mori pjesë në protestë deklaroi:
“Ne studentët sot kapëm Taulant Ballën dhe ai meriton të ikë siç iku si frikacak. Ata e kanë vjedhur këtë komb…Bashkohuni sa më shpejt…Se edhe tetori erdhi. Ne do vazhdojmë dhe ju presim këtu në shesh. Bashkohuni studentë kombi na thërret dhe nuk na ndal më asgjë. Nuk ikim nga ky shesh. Të gjithë këta duhet të ikin, si Taulant Balla sot si frikacak”, tha një studente në protestën e sotme.