AKTUALITET, 31 October 2026, 20:32

“Shiu i Halloween”/ Rama ironizon protestën para Kryeministrisë: Përsërit të njëjtën gjë dhe pret rezultat të ndryshëm

“Shiu i Halloween”/ Rama ironizon protestën para

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi ndaj protestës së kësaj të shtune para Kryeministrisë, duke ndarë pamje nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ku shfaqet një numër i vogël protestuesish.

“Shiu i Halloween. Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm”, shkruan Rama në një koment të publikuar në grupin e WhatsApp-it.

Kreu i qeverisë e ka shoqëruar mesazhin me pamjet nga protesta, duke e lidhur situatën me festën e Halloween-it.

Protesta e kësaj të shtune u thirr nga Partia Demokratike, ndërsa paralelisht vijoi edhe grumbullimi i studentëve kundër qeverisë.

Tubimi nisi në orët e paradites përpara Ministrisë së Arsimit, ku u mblodhën studentë dhe qytetarë. Më pas, protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë, ku gjatë ditës u regjistruan edhe përplasje mes pjesëmarrësve dhe forcave të policisë.

“Shiu i Halloween”/ Rama ironizon protestën para