AKTUALITET, 6 Shtator 2019, 15:39

Shifra tronditëse, 30 të vdekur dhe mijëra njerëz të humbur nga uragani "Dorian"

Shifra tronditëse, 30 të vdekur dhe mijëra njerëz të

"Numri i të vdekurve nga uragani 'Dorian' në Bahamas do të jetë befasues,”. Është kjo një pjesë e deklaratës së qeverisë në vend teksa ka paralajmëruar për ndihmën që duhet t’i jepet pjesës  tjetër të banorëve.

Numri zyrtar i të vdekurve është rritur në 30, ndërsa pritet të jetë edhe më i lartë në ditët në vazhim.

Institucionet përkatëse po dërgojnë mjekë dhe ilaçet e duhura për të ndihmuar të plagosurit në në Ishujt Abaco, një prej pjesëve më të goditura nga Uragani Dorian.

Prej të dielën kur u shfaq fillimisht në Bahamas, uragani nuk ka të ndalur ndërsa po copëton brigjet e Karolinës së Jugut dhe Veriut.

Ndërkohë që policia raporton se mund të ketë edhe mijëra njerëz të humbur, që të dielën.

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar raporton se rreth  45% e shtëpive në Grand Bahama dhe Abacos, të përkthyera në 13,000 prona janë dëmtuar ose shkatërruar rëndë.

Tashmë ishulli i Abakos është praktikisht i pabanueshëm, I mbuluar nga uji, me shtëpi të prishura, pa ushqim, ilaçe dhe gjithçka që është jetike për njeriun.

Kujtojmë që edhe aeroporti i vetëm ndërkombëtar në Grand Bahama u shkatërrua nga Uragani i fuqishëm "Dorian".