TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë detaje lidhur me vizitën e tij të ardhshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke mohuar se ka prenotuar takime të veçanta gjatë qëndrimit atje.
Ai bëri të ditur se do të udhëtojë drejt Teksasit, ku do të marrë pjesë në një konferencë të Partisë Republikane, por theksoi se ende nuk e ka tërhequr pasaportën nga ambasada amerikane.
“Dokumentet janë në ambasadën e SHBA dhe unë nuk kam pronotuar asnjë takim. Unë shkoj në Teksas, konferencë e Partisë Republikane.
Unë jam në një delegacion të Unionit Demokrat Ndërkombëtar, i cili është i ftuar nga PR për të marrë pjesë në këtë konferencë. Kam edhe një ftesë nga një Institutit Republikan”, deklaroi kreu i PD.